Alban Hyseni viziton “Konsoni”: 80% e punëtorëve gra, përkrahja për bizneset vazhdon

E publikuar: 24/09/2025 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, vizitoi kompaninë “Konsoni”, lider në prodhimin e vezëve dhe mishit të pulës, së bashku me kandidatet për Asamble, Albulena Hajdari dhe Krenare Latifi-Kqiku.

Hyseni vlerësoi përfshirjen e grave në punësim dhe u zotua për mbështetje të vazhdueshme për bizneset vendore si shtyllë e zhvillimit ekonomik të qytetit.