Komuna e Podujevës, që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi, i Vetëvendosjes ka nënshkruar një kontratë për ndërtimin e sallës së sporteve në fshatin Gllamnik të Podujevës duke tejkaluar vlerën e parashikuar për 35 mijë euro.
Për këtë tender, që e ka siguruar Infosot komuna kishte parapa 350 mijë euro, por sipas dosjes së tenderit, fitues është shpallut një operator më i shtrenjtë për 10 për qind e vlerës totale, duke tejkaluar ndjeshëm vlerën e parashikuar në tender.
Sipas formularit zyrtar Komuna kishte parashikuar një buxhet prej 350 mijë euro, ndërsa kontrata është nënshkruar në vlerën 384 mijë e 996 euro, apo rreth 35 mijë euro më shumë sesa shuma fillestare.

Fitues i këtij tenderi është kompania “Konstruktori Ing.1969 Sh.p.k”, me seli në Prishtinë.
Po ashtu, dhënia e këtij tenderi bart dyshime, meqë në këtë tender ka ofertuar vetëm 1 operator dhe vetëm operatori që është shpallur fitues është vlerësuar si më i përgjegjëshmi dhe që ka ofruar çmim për 35 mijë euro më shumë.
Pra, kontrata dyshohet se është dhënë pa pasur garë reale mes operatorëve ekonomikë.
Njoftimi i përgatitur nga Komuna e Podujevës më 19 shtator 2025 tregon se procedura ka qenë e hapur, por pavarësisht kësaj, vetëm një kompani ka dorëzuar ofertë. Kontrata është nënshkruar më 18 shtator 2025, në kulmin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku Bulliqi po e kërkon sërish të votohet për kryetar të Podujevës.
Ndërtimi i sallës së sporteve në Gllamnik parashihet të zgjasë 240 ditë.
Ndërtimi i sallës së sporteve në fshatin Gllamnik (Dokument)

















