Alban Hyseni vazhdon takimet me qytetarë, viziton fshatin Vrapqiq

E publikuar: 21/09/2025 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Vrapqiq, ku ishte mysafir në familjen e Halil Miftarit.

I shoqëruar nga kandidati për Asamblenë Komunale, Astrit Sherifi, Hyseni diskutoi me kryefamiljarë të fshatit për rëndësinë e angazhimit dhe mobilizimit në javët e fundit të fushatës zgjedhore.

“Faleminderit për mikpritjen dhe besimin,” ka shkruar Hyseni në postimin e tij, duke theksuar përkushtimin për bashkëpunim deri më 12 tetor.