Kryeministri kanadez, Mark Carney njoftoi përmes “X” se shteti i tij ka vendosur që të njoh shtetin palestinez sot, transmeton KosovaPress.
“Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit të një të ardhmeje paqësore si për Shtetin e Palestinës ashtu edhe për Shtetin e Izraelit”, thuhet në postim.
Kujtojmë se edhe Mbretëria e Bashkuar ka njohur shtetin palestinez


















