Ismajli: Është koha për t’i dhënë fund pushtetit të intrigave në Gjilan

E publikuar: 19/09/2025 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka reaguar ashpër ndaj pushtetit aktual, duke e cilësuar si pushtet të ligësisë dhe intrigës. Në një postim në rrjete sociale, Ismajli akuzoi qeverisjen lokale për papërgjegjësi, përçarje dhe dështim në përmbushjen e nevojave të qytetarëve.

Sipas tij, ky pushtet ka humbur besimin e qytetarëve, ka vrarë shpresën e të rinjve dhe ka futur Gjilanin në një gjendje të rëndë frustrimi e pasigurie. Ai theksoi se është koha për një kapitull të ri, duke ftuar qytetarët që t’i japin fund, siç e quajti ai, këtij “realiteti të trishtë”.

Ismajli premton një qeverisje ndryshe për Gjilanin, të bazuar në vlera qytetare, transparencë dhe unitet.