Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë e pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, që do të nis punimet nga java e ardhshme dhe do të zgjasë deri në fund të muajit shtator, konfirmoi zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Kosovës, Bekim Kupina.
“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Kupina.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbahet nga 22 deri më 30 shtator.


















