Buja: Një Lipjan ku ekonomia rritet, ku hapen vende pune dhe ku të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre me shpresë

E publikuar: 17/09/2025 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja është takuar sot me drejtuesin e biznesit “Decor Ideas” në Lipjan.

Buja përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook tha se bashkë me Pacollin biseduan për zhvillimin ekonomik lokal në Lipjan.

Ai thotë se do të mbështeten bizneset e vogla në qytet me anë të ndihmës financiare, ligjore dhe qasjeve në fondet ndërkombëtare.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Blerton Pacollin dhe familjen e tij, të cilët drejtojnë me sukses biznesin “Decor Ideas” në Lipjan. Folëm për vizionin tonë për zhvillimin ekonomik lokal. Për zonat ekonomike moderne dhe për parkun industrial që synojmë ta zhvillojmë në Kërçevë, QMI e Babush. Diskutuam për mbështetjen që do t’u japim bizneseve të vogla, për një zyrë që do t’u ofrojë sipërmarrësve ndihmë financiare, ligjore dhe qasje në fonde ndërkombëtare. Po ashtu, për vizionin tonë për konferenca, platforma digjitale e inkubatorë biznesi që do të sjellin investime dhe ide të reja”. ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të takohem me Blerton Pacollin dhe familjen e tij, të cilët drejtojnë me sukses biznesin “Decor Ideas” në Lipjan.

Folëm për vizionin tonë për zhvillimin ekonomik lokal. Për zonat ekonomike moderne dhe për parkun industrial që synojmë ta zhvillojmë në Kërçevë, QMI e Babush. Diskutuam për mbështetjen që do t’u japim bizneseve të vogla, për një zyrë që do t’u ofrojë sipërmarrësve ndihmë financiare, ligjore dhe qasje në fonde ndërkombëtare. Po ashtu, për vizionin tonë për konferenca, platforma digjitale e inkubatorë biznesi që do të sjellin investime dhe ide të reja.

Ky është vizioni që dua ta shoh të bëhet realitet: një Lipjan ku ekonomia rritet, ku hapen vende pune, dhe ku të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre me shpresë këtu, në vendlindjen tonë.