Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahim Tërnava, ka prezantuar Anisa Grajqevcin si pjesë të ekipit të tij për zgjedhjet lokale.
Në një postim në rrjete sociale, Tërnava e cilësoi Grajqevcin si një “energji të re”, e cila do të garojë me numrin 32 në listën për asamblenë komunale. Ai tha se ajo vjen me një vizion të qartë për administrim transparent, menaxhim të shëndoshë të buxhetit komunal dhe për vendosjen e rregullit në çështje me rëndësi për qytetarët.


















