“Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant”, Rama shkruan para fillimit të protestës në Hagë

E publikuar: 14/09/2025 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka përkrahur protestën masive në Hagë, në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pak para fillimit të protestës, derisa me mijëra shqiptarë po mblidhen në vendin ku është paraparë të mbahet, Rama ka shkruar në facebook, duke i dërguar mesazh ish-presidentit, Hashim Thaçi.

“LIRIA KA EMËR, Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant. LIRI PËR ÇLIRIMTARËT”, ka shkruar Rama.

Protesta në Hagë vjen një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarë të mbrojtjes. Një protestë tjetër ishte mbajtur në prill të vitit 2023 kur kishte nisur gjykimi.