Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, Faton Peci, në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai ka theksuar se Peci është garancia për zhvillim në punësim, arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë moderne në qytet. Kurti gjithashtu ka përmendur mbështetjen për kandidatët e VV-së në veri të Kosovës, duke i quajtur ata “zëri i shpresës për një veri me drejtësi dhe zhvillim.”
Postimi i plotë:
Për Mitrovicën e punësimit për të rinjtë, për Mitrovicën e arsimit modern, me shkolla të rinovuara dhe çdo fëmijë me kushte dinjitoze, të shëndetësisë cilësore, me qendra mjekësore moderne dhe një spital të ri, për Mitrovicën e gjelbër, me transport publik dhe me parqe për fëmijët, të bujqësisë e turizmit, që u jep mundësi fshatrave të jetojnë e të zhvillohen, numri është 105, kandidati është Faton Peci, data është 12 tetor, subjekti është Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Fatoni është garancia që projektet tona bëhen realitet. Ai që do të udhëheqë me transparencë, do të punojë për çdo lagje dhe për çdo fshat, sepse e do këtë qytet dhe do t’i shërbejë pa dallim të gjithë qytetarëve të tij.
Ndërkaq në anën tjetër të Ibrit kemi kandidatë të guximshëm e të vendosur:
– Erden Atiq në Mitrovicën e veriut,
– Lulzim Hetemi në Leposaviq,
– Vedet Mehmeti në Zubin Potok,
– Fetah Peci në Zveçan.
Ata janë zëri i shpresës sonë për një veri që ecën me drejtësi dhe zhvillim.


















