VV hapë fushatën më 12 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

E publikuar: 11/09/2025 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje do ta hapë fushatën zgjedhore më 12 shtator, në ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Të premten, më 12 shtator, në orën 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale. Jeni të mirëseardhur! Bashkë me qytetarët, bashkë për komunat!”