Rama konfirmon Belinda Ballukun zëvendëskryeministre të Shqipërisë, emrat e parë të kabinetit të ri

E publikuar: 11/09/2025 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zbuluar emrat e parë të skuadrës me të cilën do të bashkëdrejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Nga Pallati i Kongreseve në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste Rama rikonfirmoi Belinda Ballukun si zv.kryeministre.

Emrat e parë të kabinetit

Zv/ kryeministre – Belinda Balluku si edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Kryetar i Kuvendit – Niko Peleshi

Nënkryetar i Kuvendit – Klodiana Spahiu

Kreu i grupit parlamentar – Taulant Balla