Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje në lidhje me komentet e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Osmani në konferencë për media të martën, tha se Kuvendi aktualisht ka kuorum dhe se bllokimi i këtij institucioni vetëm pse nuk është zgjedhur një nënkryetar nga komuniteti serb, cenon në mënyrë serioze themelet e shtetit.
“Bllokimi i konstituimit te Kuvendit për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb, ani pse Kuvendi ka kuorum do të cenonte në mënyrë serioze vetë themelet dhe vlerat që është ndërtuar republika jonë… përderisa kryesia ka kuorum dhe kuvendi ka zgjedhur kryetarin, andaj Kuvendi nuk duhet të bllokohet”, theksoi ajo.
Ky lajm do të përditësohet



















