Rritje e vlerës së manganit në Badovc, KRU Prishtina publikon hartën e zonës së prekur: Në bazë të emrit të rrugëve gjeni zonën tuaj

E publikuar: 04/09/2025 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para pak ditësh, qytetarëve të rajonit të Prishtinës të cilët furnizohen me ujë nga Liqeni akumulues i Badocit, u është bërë apel që mos ta përdorin ujin për pije deri në një njoftim të radhës, kjo pasi që është vërejtur ngritje të vlerave të manganit në mostrat e ujit në zonën e cila furnizohet nga ky liqen.

Lidhur me këtë, KRU Prishtina ka dalë me hartë ku tregohet zona e prekur me mangan në liqenin e Badocit.

Nga njoftimi thuhet edhe se në bazë të emrit të rrugëve qytetarët mund ta gjejnë zonën e tyre

‘‘Të nderuar konsumatorë!

Kjo është harta e zgjeruar e zonës së prekur me mangan në liqenin e Badocit!

Në bazë të emrit të rrugëve gjeni zonën tuaj!

Ju Faleminderit!’’, ka shkruar KRU Prishtina.