Në zyrën e Ivica Daçiqit mbërrin një zarf me tre plumba

E publikuar: 29/08/2025 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas njoftimit, zarfi është vërejtur të enjten “gjatë procesit të rregullt të ndarjes së postës”.

“Gjatë kontrollit të sigurisë me pajisje me rreze X, në zarf u gjetën tre plumba”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme serbe, shkruan REL, transmeton KosovaPress.
Autoritetet shtuan se policia ka identifikuar dhe gjetur personin që më 26 gusht kishte dorëzuar dërgesën në një degë të Postës së Serbisë në Pozharevc.

“Nuk është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit.