Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka kërkuar nga partitë ish-opozitare që në seancën e sotme ta mbështesin deputetin serb Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

E publikuar: 28/08/2025 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka kërkuar nga partitë ish-opozitare që në seancën e sotme ta mbështesin deputetin serb Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, i vetmi opsion që mbetet për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit është Rashiq nga partia “Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”.

Sipas tij, në seancën e sotme, para deputetëve janë dy opsione: “Të zgjedhin njërin nga 9 deputetët e Listës Serbe, që nëkupton dikush i dirigjuar nga terroristi Milan Radojçiq në kryesi të Kuvendit, apo të zgjedhin një deputet si Nenad Rashiq që nuk është nga Lista Serbe”.

Ai tha se Kuvendi sot e ka mundësinë të përmbyllë procesin e konstituimit duke zgjedhur edhe nënkryetarin e 5-të që sipas Kushtetutës duhet të jetë nga komuniteti serb.

“Kuvendi sot e ka mundësinë të përmbyllë procesin e konstituimit duke zgjedhur edhe nënkryetarin e 5-të që sipas Kushtetutës duhet të jetë nga komuniteti serb. Para deputetëve janë dy opsione: Të zgjedhin njërin nga 9 deputetët e Listës Serbe, që nëkupton dikush i dirigjuar nga terroristi Milan Radojçiq në kryesi të Kuvendit, apo Të zgjedhin një deputet si z. Nenad Rashiq që nuk është nga Lista Serbe”, shkruan ai në Facebook.

Ai më tej ka thënë se “Ne e kemi bërë të qartë që për cilindo nga Lista Serbe, e cila punon kundër Republikës së Kosovës, vota jonë është kundër. Prandaj i vetmi opsion që mbetet për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit është z. Rashiq. Për cilin opsion janë deputetët e opozitës?”.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka ngecur te votimi i kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar. Ky subjekt politik ka insistuar në emrin e Sllavko Simiqit, që nuk i mori votat e nevojshme. As, deputeti serb Nenad Rashiq nga partia “Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” i cili u vetpropozua për nënkryetar nga komuniteti serb nuk mori votat e mjaftueshme.