Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka propozuar që të vijohet me propozimin e kanididatëve me short.
Tri herë radhazi i propozuari i Listës Serbe për nënkryetar të kuvendit, Sllavko SImiq nuk ka marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur në këtë post.
Basha ka kërkuar nga Simiq që të propozojë emër tjetër për nënkryetar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Në gjykimin tim kandidati është ezauruar, Lista Serbe po refuzon të propozojë kandidat tjetër, prandaj vazhdojmë me paragrafin 7 të nenit 12 të rregullores së kuvendit ku thotë se në rast të mos propozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6, propozimi i kandidatëve bëhet me short në prani të deputetëve të komunitetit përkatës dhe kjo procedurë administrohet nga unë, kryetar i kuvendit”, deklaroi ai.
Aktualisht administrata po bën përgatitjet për votimin me short.
Kundër tij, në tri raundet e votimit Simiq, mori vetëm dhjetë vota për nga Lista Serbe dhe deputeti goran, Adem Hoxha, kurse kundër votuan 56 deputetët e LVV-së, ndërkaq 23 deputetë nga PDK abstenuan, kurse nga deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.

















