Lista Serbe tregoi pse nuk e votoi Dimal Bashën

E publikuar: 26/08/2025 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lista Serbe ka reaguar lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se nuk e kanë votuar pasi nuk është ai që mund t’i bashkojë deputetët.

Sipas Listës Serbe, për shkak të qëndrimit të tij anti-serb, të cilin e përsëriti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, së bashku me kualifikimet më të këqija për popullin serb dhe shtetin serb, të nëntë deputetët e Listës Serbe votuan kundër Dimal Bashës, i cili u propozua nga Vetëvendosja për kryetar të Parlamentit.

Përndryshe, Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit me 73 vota për, 30 kundër dhe tetë abstenim, është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës.