Haxhiu, Çitaku dhe Shala – tre nënkryetarët e rinj të Kuvendit të Kosovës

E publikuar: 26/08/2025 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tre nënkryetarët e rinj. Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur Albulena Haxhiu, nga Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitaku, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën, i cili gjithashtu u zgjodh për këtë post.