Dimal Basha i VV’së zgjidhet kryeparlamentar

E publikuar: 26/08/2025 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha për kryetar të Kuvendit.

Në përpjekjen e 58 për konstituimin e Kuvendit, deputetët me 73 vota zgjodhën Bashën për kryeparlamentar, ndërkaq kundër votuan tridhjetë deputetë, kurse tre abstenuan.