“Nëse Haradinajt i ke thënë PIS – Çka i thua Osmanit për demarkacionin?” Gërvalla: E ka merituar secilen fjalë – Kerquki: I dhatë tokat e manastirit

E publikuar: 25/08/2025 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Donika Gervalla-UÇK

Donika Gervalla-UÇK

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është e ftuar në “Pressing” të T7.

Ajo ka folur për statuset e saj rreth Ramush Haradinajt, ku e kishte quajtur edhe “pis”.

Gërvalla tha se ato i ka thënë për shkak të votimit të Demarkacionit.

Por ajo u pyet që se pse nuk e ka quajtur njëjtë edhe Vjosa Osmanin meqë e ka votuar Demarkacionin.

Ajo foli që si ministre aktuale s’ka përgjegjësi për Demarkacionin.

“Mua më së paku mund të më akuzoni për Demarkacionin”, tha Gërvalla.

Tutje u pyet edhe për tokat dhënë Manastirit të Deçanit.

“Vetëm e kemi respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Gërvalla.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni KËTU: