Një raketë SpaceX Falcon 9 lansoi aeroplanin hapësinor të ripërdorshëm X-37B të Forcës Hapësinore Amerikane në një mision të klasifikuar me kohëzgjatje të gjatë të enjten vonë, duke shënuar fluturimin e tetë të programit që nga debutimi i tij në vitin 2010.
Misioni është i pari që kur X-37B përfundoi një fluturim 434-ditor marsin e kaluar, raporton CBS News, transmeton KosovaPress.
Për shkak të natyrës së klasifikuar të lëshimit, SpaceX përfundoi komentimin e saj të drejtpërdrejtë pasi faza e parë u ul dhe nuk dha detaje rreth fazës së dytë të Falcon 9, lansimit të X-37B të ndërtuar nga Boeing, ose rrugës së tij orbitale.
Zyrtarët nga Forca Hapësinore dhe Boeing konfirmuan se dy ngarkesa eksperimentale ishin në bord. Njëri do të testojë komunikimet me laser me shpejtësi të lartë midis X-37B dhe satelitëve të vegjël që janë pjesë e një rrjeti në rritje të bazuar në hapësirë.
Tjetri është një sensor navigimi kuantik i projektuar për të përcaktuar pozicionin e saktë të një anijeje kozmike në hapësirë duke “zbuluar rrotullimin dhe përshpejtimin e atomeve pa u mbështetur në rrjetet satelitore si GPS tradicional”.

















