“A e ke dëgju najherë duke thanë që nuk ka mujtë? – Gjithmonë dikush pati faj, veç ky jo – DËSHTIM”, Hajrulla Çeku për Përparim Ramën

E publikuar: 21/08/2025 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i VV’së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku tha se kryetari aktual Përparim Rama, për dështimet e tij gjithmonë e ka gjetur një fajtor.

Çeku në emisionin Pressing në T7 tha se kjo ka treguar shumë për dështimin siç e quajti spektakolar në qeverisjen e Prishtinës.

“Kur nuk ki rezultate konkrete duhet me saju një veprim, e këta e kanë saju një: Na patëm dëshirë, por nuk na la Qeveria. Sa herë ka ndodh një dështim në Prishtinë, gjithmonë është gjetë një fajtor kujdestar. Gjithmonë dikush ka qenë fajtor, vetëm ky vet JO. A ke dëgju kaniher për ndonjë problem të Prishtinës, diçka që nuk u realizu se kaniher nuk realizohen senet, me dal me pranu që nuk ka mujt.

Kjo tregon shumë se cfarë dështimi spektakolar kemi pas në Prishtinë”, përfundoi Çeku.