Deklaratat e Tahirit në “Pressing” për Konjufcën e Bogujevcin, reagon deputetja e VV: Na gëzon, kështu do të mendojnë edhe për Albulenën

E publikuar: 20/08/2025 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka bërë një koment në profilin e saj në Facebook, pasi deputeti i PDK-së Abelard Tahiri, deklaroi në Pressing në T7 që partia e tij do ta votonte për postin e kryeparlamentarit Saranda Bogujevcin ose Glauk Konjufcën, që për këtë të fundit tha se “ka qenë më korrekt”.

Pas intervistës së Abelard Tahirit në Pressing, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha: “Na gëzon shumë fakti që tek pas përfundimit të mandatit të Glaukut dhe Sarandës opozita po e ngre në piedestal performancën e tyre”.

Sipas saj, njejtë opozita do të mendojë edhe për Albulena Haxhiun.

“Besojmë se kështu do të mendojnë edhe për Albulenën kur të vie legjislatura tjetër”, përfundoi ajo.