SBASHK-u i gatshëm për veprime pas krijimit të institucioneve

E publikuar: 20/08/2025 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e SBASHK-ut ka deklaruar sot, më 20 gusht, se mbetet e gatshme për dialog me institucionet apo për veprime sindikale, përfshirë grevën e përgjithshme, nëse kërkesat legjitime të anëtarësisë nuk realizohen.

Në mungesë të institucioneve funksionale, SBASHK-u shpreh shqetësim për mungesën e dialogut dhe thekson se, sapo të krijohen institucionet, do të veprojë në përputhje me vendimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm.