Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, sot para Kuvendit të Kosovës përmes një aksioni simbolik tha se është larguar nga puna padrejtësisht nga drejtori kompanisë “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka.
Pllashniku tha se i jep afat Mujkës 1 muaj afat sipas tij për ta kthyer në punë. Në të kundërtën siç tha Pllashniku do të tregojë sekrete të Mujkës se çfarë ka bërë në “Ibër Lepenc”.
“Faruk Mujka para një muaji më ka larguar nga puna. Ai po punon e unë në rrugë. Faruk Mujkës para një viti ia kanë zënë 60 mijë euro në jastëk. 3 ditë ka qëndruar në burg. E premte, e shtunë e diel, të hënën është kthyer drejtor. Mua më ka larguar nga puna, pas asnjë vërejtje me vendim të shpejtë si me qenë sistemi i serbëve…Unë i jap afat Faruk Mujkës 1 muaj të më kthejë në punë. Nëse nuk më kthen do t’ia qes të gjitha sekretet çka ka bërë në Ibër Lepenc…Ta shohim çfarë ka këtu brenda (në jastëk). Po dalin nga 50 euro shikoje. Paratë e shtetit, ashtu ia bëjnë ata. Turp, turp”, tha Pllashniku.
Këto deklarime Pllashniku i bëri para Kuvendit të Kosovës, ku pritej të fillonte seanca konstituive.
KosovaPress ka tentuar të kontaktojë drejtorin e kompanisë “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka lidhur me këto akuza, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.
Para pak kohësh, Pllashniku në një nga kafiteritë e Prishtinës u përfshi në një konfrontim verbal me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Ai kishte dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore kundër saj

















