Arbër Musliu rikandidon për Asamblenë Komunale në Gjilan, po kthehem tek ju ku e nisa rrugëtimin tim politik

E publikuar: 19/08/2025 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale në Gjilan, Arbër Musliu, ka bërë të ditur se do të garojë sërish në zgjedhjet lokale. Në një postim në rrjete sociale, Musliu theksoi se po rikthehet aty ku e nisi rrugëtimin e tij politik, për të vazhduar me përkushtim, përgjegjësi dhe ndershmëri.

Ai u shpreh se së bashku me kryetarin aktual të Komunës, Alban Hyseni, kanë dëshmuar se politika nuk është vetëm premtim, por punë konkrete dhe vizion për të ardhmen e qytetit. Musliu i bëri thirrje qytetarëve që t’i japin mbështetje edhe për një mandat tjetër, për të çuar përpara ndryshimin e nisur.

Të nderuar qytetarë,

Zyrtarisht ri’kandidoj për Asamblenë Komunale në Gilan,po kthehem tek ju ku e nisa rrugëtimin tim politik, dhe të vazhdojë me punë,përgjegjësi dhe ndershmëri para secilit.

Bashkë me Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, kemi dëshmuar se politika nuk është vetëm premtim, por punë e kryer, projekte konkrete dhe vizion afatgjatë për Qytetin.

Ky është ndryshimi që e kemi sjellë, e ky ndryshim duhet vazhdoj ta çojmë përpara Qytetin,prandaj ftoj secilin qytetar me të drejtë vote të na besojë edhe një mandat, për ti vazhduar punët deri në fund.

Bashkë vazhdojmë, bashkë fitojmë 🫶🏼
#VV8️⃣
@albanhyseni
#LëvizjaVetëvendosje