Vdekje aksidentale në Lipjan, viktima goditet nga traktori

E publikuar: 18/08/2025 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Lipjan.

Një person ka humbur jetën në mënyrë aksidentale derisa e ndezi traktorin kur ai ishte në shpejtësi duke shkaktuar lëvizjen e pakontrolluar të tij. Si pasojë e kësaj viktima u godit nga mjeti duke i shkaktuar plagë të rënda të cilave nuk arriti t’u mbijetoi, transmeton KosovaPress.

Vdekja e viktimës u konstatua në emergjencën e qytetit, teksa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Lipjan / 17.08.2025-10:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.