Shkyçja e bizneseve, Haradinaj-Kurtit: Kosova do të lirohet nga gangsterët me agjenda të dyshimta

E publikuar: 16/08/2025 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk ka kursyer kritika të ashpra në adresë të kryeministrit në detyrë Albin Kurit pas fillimit të shkyçjes së 1400 bizneseve nga rrjeti energjetik.

Në një postim në Facebook, i pari i AAK-së e ka quajtur Albin Kurtin zaptues të Zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, duke i lënë bizneset e Kosovës në mëshirë të mafisë energjetike, në mënyrë arbitrare dhe me qëllim të qartë tashmë – çmontimin e Kosovës duke ua trashur xhepat të dëgjueshmëve të tij.

“Ky veprim shkatërrues nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Rrethi po ju ngushtohet çdo ditë, dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për ta, pashmangshëm do të përballen me ligjin. Kosova do të lirohet nga këta gangsterë me agjenda të dyshimta”.