Gazetari Shkelzen Dakaj, në emisionin “Debat Plus”, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth liberalizimit të tregut për bizneset dhe vendimin e Gjykatës Komerciale, që i jep të drejtë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Duke e quajtur një fitore për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Dakaj theksoi se kostoja e kësaj beteje po bie mbi qytetarët.
“Krejt dëmet, pasojat, hajnia keqmenazhimi i 5 viteve të fundit vjen edhe na faturohet qytetarëve, e kjo nuk është kostoja që do të e paguajnë bizenset por do të paguajnë qytetarët se fundja vetëm tëk një kategori e vecantë që janë kryesisht prodhues dhe nuk do të jenë konkurrentë me prodhuest e jashtëm pjesa tjetër do të bëjnë një rritje të cmimit dhe sherbimeve të tyre dhe këtë kosto do të e paguajë qytetari. Edhe prej që jemi dalë nëpër studio televizive sidomos pjesa e gazetarëve të ekonomisë e kemi thënë se nuk duhet të shihet si betejë e bisneseve por si betëje e kostro që kanë me pagu qytetarët”, ka deklaruar Dakaj.
Më poshtë gjeni deklaratën e tij të plotë:

















