Kremlini thotë se negociatat në “format të ngushtë” kanë përfunduar

E publikuar: 16/08/2025 01:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Negociatat me delegacionin amerikan në “format të ngushtë” kanë përfunduar, tha Kremlini në një deklaratë të shkurtër, transmeton CNN.

Gazetarëve që presin presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin u është thënë të mblidhen përpara konferencës së planifikuar për shtyp.

Presidenti i SHBA-së dhe ai rus kanë filluar takimin në orën 21:00, njoftoi Shtëpia e Bardhë./kp