Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Ramadan Morinës, i dyshuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Malishevë

E publikuar: 14/08/2025 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

jykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ramadan Morinës, i dyshuar për krime lufte.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Morina sot u paraqit në Gjykatë, teksa për arrestimin e tij kishte njoftuar Prokuroria Speciale gjatë kësaj jave.

Ai dyshohet se në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.