Juristja e medias Flutura Kusari ka reaguar me ironi ndaj përplasjeve të fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, me mediat.
Në një postim në rrjetet sociale, Kusari shkruan se dy kryeministrat janë “shumë të zënë me median”, meqë “të gjitha punët tjera i kanë rehatuar”.
Ajo i referohet “luftës speciale” të Ramës me grupin mediatik Focus Group dhe televizionin News24, ndërsa për Kurtin thotë se është në “luftë speciale” me RTK-në, duke i lënë gazetarët pa paga.
“Sigurisht, kjo luftë bëhet për çështje tërësisht parimore, për të mbrojtur interesin e shtetit dhe për të përmirësuar lirinë e medias në vendet tona”, shkruan Kusari.



















