Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes që ndodhi dje rreth orës 22:00 në Hajvali.
Viktima M.M ndërroi jetë pas plagëve të marra, ku në QKUK u konstatua edhe vdekja e tij, transmeton KosovaPress.
“Menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante te Policise se Kosoves, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbeten e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale.
















