Arrestohet një person për vrasjen e trefishtë në Gjilan, tre të tjerë ende në arrati

E publikuar: 10/08/2025 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar sot pasdite në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjilan.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani.

Ndërkohë në lidhje me rastin ku mbetën tre të vrarë dhe një tjetër i plagosur në rrugën “Ibrahim Rugova”, policia ka shpallur në kërkim Mefail Shkodra (53) dhe dy djemtë e tij Edonis Shkodra (25) dhe Engjull Shkodra (22).