Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar propagandës së Ministrisë së Drejtësisë në Serbi, duke thënë se po vazhdon propagandën edhe pse Igor Popoviq e ka pranuar fajësisë.
Haxhiu ka shkruar në Facebook se shteti i Serbisë jo vetëm që keqpërdor vizitat zyrtare në vendin tonë përmes zyrtarëve të saj duke nxitur urrejtje dhe përçarje, por vazhdon propagandën e saj edhe pas marrëveshjeve me institucionet e Republikë Kosovës për pranim të fajësisë si në rastin e Igor Popoviq.
“Ministria e Drejtësisë së Serbisë paska dalë me akuzë tjetër të rreme duke thënë se zyrtari i saj Igor Popoviq e ka pranuar fajësinë nën kushte presioni. Por, në videon më poshtë mund ta shihni se jo vetëm i akuzuari Popoviq, por edhe vet avokati i tij theksojnë se me vullnet të plotë është bërë si pranimi i fajësisë ashtu edhe marrëveshja. Serbia me kutin e saj gjykon edhe Republikën e Kosovës, por ajo duhet ta kuptojë se Republika e Kosovës është vend demokratik, ku sundon drejtësia dhe dinjititeti njerëzor janë të garantuara e ku pushtetet janë qartësisht të ndara.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Serbi, thotë se Igor Popoviq e nënshkroi marrëveshjen nën presion, jo me vullnetin e tij të lirë.
“Vetë marrëveshja është e pavlefshme sepse është lidhur nën presion dhe në kushte shkeljeje të të drejtave themelore të të drejtave të njeriut”.
















