Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë u ka bërë të thirrje të gjitha partive politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi daljen e vendit nga ngërçi politik dhe të bëjnë kompromis për konstituimin e legjislativit të nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një postim në Facebook, Zyra e BE-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme sa i përket konstituimit të Kuvendit të ri, raporton KosovaPress.
“BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik”, ka thënë Zyra e BE-së në Kosovë.

















