Protesta kundër Speciales, Ali Ahmeti rrugës për në Prishtinë: Liria nuk gjykohet, liria mbrohet

E publikuar: 07/08/2025 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i BDi-së Ali Ahmeti, është nisur rrugës për në Prishtinë ku edhe do të marrë pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së kundër Speciales.

Ahmeti njëherëh do t’iu drejtohet të pranishmëve edhe me një fjalë rasti.

Sekretari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Faton Ahmeti, ka publikuar një foto bashkë edhe me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

“Sot nuk ka kufij mes nesh. Sot jemi një, në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë. Liria nuk gjykohet. Liria mbrohet”, ka shkruar ai në Facebook