E dërguara e posaçme e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka diskutuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për shqetësimet e saj lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nevojën për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga BE.
Sipas një njoftimi të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, Dame Karen theksoi se Britania e Madhe mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Britaninë e Madhe në tetor.
Ajo do të flasë gjithashtu me presidentin e Serbisë.
















