Miftaraj, Osmanit: Siguria kombëtare nuk mbrohet përmes konferencave

E publikuar: 05/08/2025 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pasi Presidentja Vjosa Osmani tërhoqi kërkesën që e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi gjyqtar raportues në këtë lëndë u caktua Radomir Laban.

Miftaraj ka thënë se Presidentja Osmani me konferencën e sotme sulmoi Gjykatën Kushtetuese, teksa tha se siguria kombëtare nuk mbrohet kështu

Sidoqofte, siguria kombetare ruhet dhe mirembahet nga autoritetet kompetente e kurre permes politizimit te GJK dhe sulmeve te tilla nga Presidenca. Gabim dhe ndertim I nje kulture te re qe cenon rende pavaresine dhe integritetin e Gjykates Kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj.