Në fshatin Bërrnicë e Poshtme të Prishtinës, është arrestuar një person me shtetësi zvicerane, i dyshuar për përpjekje për t’i dhënë ryshfet një zyrtari policor.
Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari i kishte ofruar policit një shumë prej 20 eurosh gjatë një ndalese, në përpjekje për të ndikuar në veprimet e tij zyrtare. Pas veprimit të dyshuar, ai është ndaluar menjëherë nga organet e rendit dhe është intervistuar në praninë e prokurorit kompetent.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.
Policia e Kosovës thekson se toleranca ndaj rasteve të korrupsionit dhe ryshfetit mbetet zero, pavarësisht shumës apo statusit të personit të përfshirë.
















