Oda Amerikane mirëpret heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane

E publikuar: 01/08/2025 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat doganore për të gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky hap i rëndësishëm pasqyron një demonstrim të fortë dhe strategjik për të avandcuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës.