Kosova heq tarifën 10 për qind ndaj produkteve amerikane, Kurti: Hyjnë në Kosovë me zero tarifë doganore

E publikuar: 01/08/2025 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se një nga vendimet më të rëndësishme që do të marrin në mbledhjen e sotme të Qeverisë është heqja e taksës 10% për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka thënë se nga sot, tarifa doganore për produktet amerikane do të jetë zero.

“Tjetër vendim i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-në. Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet e tyre do të kenë tarif zero % kur të hyjnë në territorin tonë”, ka thënë Kurti.