Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut kanë shprehur mbështetje të fuqishme për protestën gjithëpopullore që do të mbahet më 7 gusht 2025, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në deklaratën e tyre, ato dënojnë atë që e quajnë padrejtësi të madhe ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të Gjilanit dhe gjithë Kosovës të ngrihen në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe të drejtës së Kosovës për liri dhe dinjitet.
“Koha për drejtësi është tani”, përfundon thirrja e tyre.


















