Ben Andoni: Albulena Haxhiu, kamikaze politike, e shkatërroi edhe prestigjin e vet

E publikuar: 31/07/2025 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publicisti shqiptar Ben Andoni tha se në situatën e fundit politike në Kosovë, “ka prevaluar pjesa e partisë mbi gjithçka tjetër”.

Ai foli për Albulena Haxhiun, të cilën LVV-ja insistoi ta bënte kryeparlamentare, duke u përpjekur deri në fund që edhe votimin për të ta bënte të fshehtë.

“Kur nuk të duan 50 seanca rresht, për tagrin, dinjitetin tënd, bën një tërheqje”, tha Andoni mbrëmë në A2CNN.

“Përballë ke njerëz që i shikon. Njerëzit që nuk të votojnë përballë, nuk të duan… Kaq e thjeshtë”, tha ai.

Andoni e quajti Haxhiun “kamikaze politike”.

“Sepse nuk janë numrat. Duke mos qenë numrat, është zgjedhur shumë mirë një individe që ka dashur të bëjë në njëfarë mënyre edhe pjesën e kamikazes politike, duke shkatërruar dhe prestigjin e vet. Mos harroni që gjatë mandatit të zonjës, janë prishur edhe dëshmitë për Deharin e shkretë”, tha ai.

Andoni tha se “diskursi i saj politik, diskursi i saj profesional, gjithmonë ka qenë problematik”.

Dënimi i Pleskoviqit për krime lufte, nëna e viktimave: Mi ka myt dy djem, 29 vjet i kanë pasë, pak janë 15 vjet
Read more