FSK-ja mbërrin në Ujman, i bashkohet operacionit për kërkim-shpëtim

E publikuar: 29/07/2025 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë mbërritur te Liqeni i Ujmanit në veri të vendit, ndërsa ka hyrë dita e tretë që po vazhdojnë Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë mbërritur te Liqeni i Ujmanit në veri të vendit, ndërsa ka hyrë dita e tretë që po vazhdojnë kërkimet për një person i cili dyshohet se është mbytur. Kjo ka ardhur pas koordinimit në mes të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantit të KFOR-it, Enrico Barduani.

Nga Ministria e Mbrojtjes i kanë thënë KosovaPress-it se ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës, tashmë ndodhen atje.

Që nga e diela, personi i cili është raportuar se është hedhur nga ura, po kërkohet nga ekipet e Policisë së Kosovës, ato të kërkim-shpëtimit si dhe njësitet zhytëse.

Deri më tani nuk ka rezultuar në gjetje.