Pas tri vjetësh qëndrimi në Adelaide Cottage në Windsor, Princi William dhe Princesha Kate Middleton po shqyrtojnë zhvendosjen në një rezidencë të re mbretërore.
Një mundësi e mundshme për një shtëpi të re është Fort Belvedere – një rezidencë historike gotike e shekullit 18, e vendosur në një pjesë të izoluar të Parkut Windsor.
Kjo rezidencë është gjithashtu e famshme për faktin se dikur i përkiste Mbretit Edward VIII, raporton KosovaPress.
Fort Belvedere ka 59 hektarë tokë dhe shumë ambiente si një pishinë të hapur, fushë tenisi, serë, dy pellgje dhe tri shtëpi stafi.
Në Parkun e Madh Windsor, Fort Belvedere është ish-shtëpia e Dukës së Windsor. Si Mbret Edward VIII, ai nënshkroi dokumentet e Abdikimit këtu. Miliarderi kanadez Galen Weston e mori me qira Fort Belvedere në vitet 1980 dhe familja e përdor atë ende sot, raporton KosovaPress.
Sipas burimeve pranë çiftit, William dhe Kate besojnë se Adelaide Cottage është bërë shumë e vogël për nevojat e tyre dhe se Fort Belvedere mund t’u ofrojë atyre rehatinë që u nevojitet.
Raportet e mëparshme përmendën mundësinë e zhvendosjes në Royal Lodge, por kjo nuk u materializua pasi Princi Andrew nuk dëshiron të largohet nga ajo rezidencë.
Shtëpia aktuale e çiftit mbretëror ndodhet në Windsor, në pronën Adelaide Cottage, ku ata jetojnë me fëmijët e tyre – George, Charlotte dhe Louis.


















