Vetura godet për vdekje 53-vjeçarin në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

E publikuar: 25/07/2025 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në Llazarevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Mbështetur në informacionet fillestare, në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet dhe si pasojë, këmbësori mashkull, rreth 53-vjeç, ka humbur jetën, ka thënë Agron Borovci nga Policia e Kosovës për KosovaPress.

Njësia rajonale e trafikut rrugor së bashku me të gjithë mekanizmat relevant, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti.