një intervistë për Klan Kosovën ka folur për herë të parë pas më shumë se pesë vjetësh për shumë tema me rëndësi.
Ai ka folur rreth takimeve që kishte me babanë e tij tashmë të ndjerë në Burojë dhe familjes së tij.
“Gjithmonë jam munduar të mos i shqetësoj. Ata kanë sakrifikuar, por duke i dhënë vullnet punës. Prindërit më mishëruan ABC-në e dashurisë për atdheun dhe lirinë. Jam munduar të mos i lëndoj, por edhe nëse ka ndodhur, jam penduar shpejt. Kjo ka ndodhur kur isha fëmijë. Prindërve ua kam borxh jetën”, ka thënë Thaçi, i cili ndodhet në Hagë pothuajse që pesë vjet si i akuzuar për kinse krime lufte.
Ti duhet të jesh vetja jote. Po më dhimbsesh se ki me heq shumë, përkujton ai njërën nga bisedat me prindërit e tij.
Vetëm pak ditë para 17 shkurtit 2008, Thaçi tregon se i kishte thënë babait të tij se pavarësia e Kosovës do të shpallej të dielën pasdite.
Ai ka folur edhe rreth emocioneve të prindërve të tij kur ishte inauguruar si president i Kosovës.
Nuk kishte ndodhur më parë që prindërit të merrnin pjesë në ceremoninë shtetërore. Ndihesha shumë krenarë me ta dhe praninë e tyre, përkujton Thaçi.
Hashim Thaçi është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.
Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999, transmeton KosovaPress.

















