Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Gjatë bisedës u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe hapat e mëtejmë për konstituimin e Kuvendit, pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.


















